Teuta pret “përforcime” në Korçë, ylli i skuadrës drejt rikthimit. 3 futbollistë nisin “zborin” me vertikalizimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2019 | 14:35

Teuta pret “përforcime” në Korçë, ylli i skuadrës drejt rikthimit. 3 futbollistë nisin “zborin” me vertikalizimet

Teuta pret që të “përforcohet” para Korçës. Sherif Kallaku ka zbritur më në fund në fushë. Mesfushori ka nisur stërvitjen dhe po jep shenja rikuperimi. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se është 100% gati. Për këtë motiv, stafi mjekësor ka vendosur që këto ditë ta ketë në vëzhgim të plotë dhe vetëm 24 orë para transfertës me Skënderbeun të jepet verdikti final, nëse ia del apo jo.

teuta

Një tjetër lojtar që qetëson Bledi Shkëmbin është Arbër Çyrbja. Luajti 36 minuta ndaj Vllaznisë dhe dëshmoi se e ka marrë veten. Edhe në këto seanca e ka nisur mbarë, duke konfirmuar se ka ardhur momenti që ta nisë si titullar.

STËRVITJA – Ndonëse 8 pikë në renditje, nuk janë pak pas 4 javësh, vend për korrigjime ka. Për këtë motiv edhe përgatitjet kanë nisur me ritëm të lartë dhe kërkesë llogarie. Ajo që ra në sy ishte që repartet punuan të veçuara. Mesfusha është sektori që po merr vëmendjen më të madhe.

sherif-kallaku-teuta-590x354

Të paktën kjo u kuptua edhe dje, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe inkursione nga lojtarët anësorë, duke filluar nga Vila, Vecaj apo Çyrbja. Bledi Shkëmbi pret me ngulm që skuadra të rigjejë lojën e bukur dhe pikët e plota. Mungesat janë gjithsesi të pashmangshme, pasi mesfushori Beqja është i dëmtuar dhe po vijon fazën e rikuperimit ndërsa rikthehet për ndeshjen.

STATISTIKAT – Statistikat tregojnë se Teuta është superiore përballë Skënderbeut, të paktën referuar sezonit të kaluar. Në katër ndeshje të zhvilluara, dy i kanë fituar dhe në transfertë (0- 1 dhe 1-2), ndërsa në “Niko Dovana” kanë një tjetër fitore (2-0) dhe një barazim (2-2).

teuta stervitje

KUPA – Teuta nuk po lë pas dore as Kupën e Shqipërisë, ndonëse në letër përballë Tërbunit duken të favorizuar. Pikërisht nesër do të ndeshen me pukjanët e Kategorisë së Parë. Ky trofe lakmohet nga “djemtë e detit”, ndaj do të tentojnë që të hedhin një hap drejt kualifikimit që në ndeshjen e parë. Megjithatë, ekipi duhet që të bëjë maksimumin edhe në Kupë, ashtu siç ka bërë deri tani në kampionat. Takimi starton në orën 15:00 dhe luhet në kompleksin e kombëtareve në Kamzë.

Zamir Qypi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"