Teuta luan sot miqësoren e dytë, vendoset për sulmuesin afrikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2017 | 12:20

Teuta luan sot miqësoren e dytë, vendoset për sulmuesin afrikan

Pas humbjes në shifrat 3-0 në ndeshjen e parë miqësore në tokën italiane ndaj Çezenës, sot durrsakët do të kenë një tjetër përballje, këtë herë ndaj ekipit të Ricones.

Teuta

Trajneri Magani do të ketë mundësi që në këtë takim të aktivizojë të gjithë lojtarët që ka në dispozicion për të parë nga afër gjendjen e tyre pas ditëve stërvitore. Trajneri ka planifikuar një seancë të lehtë stërvitore paraditen e sotme, në mënyrë që lojtarët të mos jenë të ngarkuar për ndeshjen.

magani

Ky takim do të jetë gjithashtu një test i rëndësishëm për sulmuesin Latif, i cili do të ketë edhe provën e fundit me durrsakët. Në rast se ai do të bëjë të njëjtën paraqitje si në ndeshjen e parë miqësore, atëherë largimi i tij nga skuadra është i sigurt. Por, kjo ndeshje do të jetë testues edhe për një tjetër sulmues afrikan që do të jetë pjesë e ekipit në Itali.

Teuta vs Cesena

Emri i tij nuk bëhet me dije, ndërsa flitet edhe për një mbrojtës. Trajneri Magani do të mundohet të transmetojë idetë e tij për lojën e skuadrës edhe te lojtarët e afruar rishtas si dhe te të rinjtë që janë bërë pjesë e ekipit.

Për këtë arsye, faza përgatitore po zhvillohet në një periudhë të gjatë dhe do të luhen disa ndeshje miqësore që lojtarët të ambientohen me njëri-tjetrin dhe të jenë gati për fillimin e kampionatit.

Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"