Teuta heq dorë nga deklarimi i objektivave: Bëmë gabime në merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 12:21

Teuta heq dorë nga deklarimi i objektivave: Bëmë gabime në merkaton e verës

Teuta pranon gabimet dhe ndryshon objektivat. Faqja zyrtare e klubit durrsak në “Facebook” përmes një postimi ka pranuar që ishin disi larg realitetit me objektivat qe kishin vënë në fillimin e sezonit dhe kanë pranuar dështimin në merkaton e verës sidomos në repartin e sulmit. Ata kanë vendosur që mos të deklarojnë më objektiva dhe në merkaton e janarit të korrigjojnë gabimet e merkatos së kaluar.

Teuta logo

“Qetësia që ka pushtuar klubin duket se i ka bërë mirë fushës së lojës. Fillimi i sezonit ishte shumë entuziast dhe drejtuesit ndoshta kaluan në eufori duke trumbetuar objektiva që gjithsesi duheshin marrë në rezerva, ndërkohë që gjithashtu trajneri ka pranuar se një nga arsyet e rezultateve jo të mira ka ardhur dhe si pasojë e disa gabimeve të bëra në merkaton e verës, sidomos në vijën e parë të sulmit. Tani Teuta ka vendosur që të heqë dorë nga deklarimi i objektivave dhe deri në mbylljen e gjysmës së kampionatit të menaxhojë me kujdes situatat dhe rezultatet, në mënyrë që diçka të korigjohet në merkato dhe ekipi ta rifllojë 2018-ën me një marsh tjetër”, reagoi faqja zyrtare e Teutës në “Facebook”.

Teuta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"