Tërbuni prezanton futbollistin e Partizanit, kryebashkiaku Gjonaj: Beqiri është i duhuri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 15:17

Tërbuni prezanton futbollistin e Partizanit, kryebashkiaku Gjonaj: Beqiri është i duhuri

Tërbuni është rikthyer në kryeqytet pas përgatitjeve disaditore Pukës. Në fundjavë futbollistët janë lënë pushim dhe dje nisin javën antiBurrel. Klubi ka bërë edhe një goditje të fundit në merkato, duke afruar Igli Gjeçin.

igli gjeci

Sulmuesi që vjet luante për Partizanin B, ka nënshkruar për pukjanët. Kryebashkiaku Gjon Gjonaj ka pritshmëri të mëdha nga starti i kampionatit, gjë që e thotë edhe për gazetën.

“Tërbuni është përgatitur për dy javë në Pukë dhe mendoj se është plotësisht gati për startin. Stolin ia besuam Elvin Beqirit, që ka drejtuar edhe Kombëtaren U-17. Shkodranët shquhen për nxjerrjen e talenteve dhe trajnerë të zotë. Jam i bindur se kemi afruar të duhurin. Uroj ta nisim me fitore sezonin, pasi synimi është katërshja e parë e renditjes”, u shpreh kryebashkiaku.

DITMIR PEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"