Tension në konferencë për shtyp, Granit Xhaka “driblon” provokimet e gazetarëve serbë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 23:02

Tension në konferencë për shtyp, Granit Xhaka “driblon” provokimet e gazetarëve serbë

Granit Xhaka ishte në konferencë për shtyp, teksa mes dhjetëra gazetarëve, pjesa më e madhe nga kombësitë e skuadrave të Grupit G, dy serbë janë përpjekur që të provokojnë kosovarin, por ai me shumë qetësi i dribloi me shumë klas:

xhaka

“Serbia është një kombëtare shumë e fortë, me mjaft cilësi dhe ka ardhur këtu për të ecur përpara. Ne jemi profesionistë, nuk luajmë në këtë Botëror për të ndryshuar historinë”, ishte përgjigja e pyetjeve të panumërta me sens politik ndaj gazetarëve serbë.

Por më shumë sesa Granit Xhakën, ato revoltuan drejtorin e mediave të kombëtares helvete, Arnold, i cili shpërtheu: “Tani mjaft. Kemi luajtur kundër Kamerunit dhe ndeshjen e ardhshme sfidojmë Brazilin. Për Serbinë kur të vijë koha”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"