Te Tomori janë entuziastë, administratori Ajazi zbulon objektivat: Do tentojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 12:52

Te Tomori janë entuziastë, administratori Ajazi zbulon objektivat: Do tentojmë…

Në klubin e Tomorit janë shfaqur shumë entuziastë pas sinjalit për nisjen e sezonit të ri futbollistik. Beratasit kanë pretendime në kampionat, por edhe kupën, më të cilën nis ky sezon dhe ata do të ndeshen me Skënderbeun në transfertë, e vlerësojnë seriozisht.

Tomori

Pas një merkatoje të fuqishme, me shumë futbollistë me emër të afruar, të gjithë faktorët sportivë në qytet presin të shohin një Tomor që të pretendojë Superioren. Për “Panorama Sport” ka folur administratori i klubit beratas, Ismet Ajazi, i cili ka theksuar: “E kemi përshëndetur si klub vendimin për fillimin e sezonit. Dua të theksoj se në kampionatin e ri skuadra e Tomorit do të jetë një nga pretendentet kryesore për t’u ngjitur në Superiore.

Këtë besim dhe siguri e mbështesim te puna ka bërë skuadra, por edhe te mbështetja që po na jep vazhdimisht bashkia dhe presidenti Ervin Demo dhe donatorët e Tomorit, të kryesuar nga Gramoz Toto. Tomori është gati të pretendojë kreun e grupit”.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"