Te Milani e presin me padurim, Tiago shtang kuqezinjtë: Dua të kthehem te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 17:25

Te Milani e presin me padurim, Tiago shtang kuqezinjtë: Dua të kthehem te…

Mbrojtësi veteran Tiago Silva rrëfen se një ditë dëshiron të kthehet te klubi i tij dashur brazilian Fluminense.

tiago silva

Për “SporTV” futbollisti i PSG-së nuk saktëson momentin kur do të rikthehet te Fluminense, por është i bindur se një ditë do të luajë sërish për ta.

Në këtë mënyrë, ish-lojtari i Milanit paralajmëron se ndoshta mund të mos luajë sërish për “Djallin” pas këtij sezoni. Në “San Siro”, Silva pritet me entuziazëm të madh teksa i skadon kontrata me PSG-në gjatë verës.

“Ëshrë dëshira ime sepse në njërin nga momentet më të vështira të karrierës sime, Fluminense më hapi derën.  Nuk e di se kur do të rikthehem, por jam i bindur se do ta vesh sërish një ditë fanelën e Fluminenses”, u shpreh futbollisti Tiago Silva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"