Te Kukësi kthehet mbrojtësi Alla, Kale mungesa e vetme ndaj Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 22:09

Te Kukësi kthehet mbrojtësi Alla, Kale mungesa e vetme ndaj Lushnjës

Kukësi pret Lushnjën këtë javë në shtëpi dhe natyrisht kërkohet që skuadra të bëjë detyrën, pasi fitorja është rruga e vetme. Trajneri Milinkoviç, i cili është votëbesuar sërish nga presidenti Gjici, beson te titulli, por ua ka bërë të qartë futbollistëve se duhet fitorja e radhës dhe natyrisht 9 pikë në tri takimet në vijim. Tekniku serb ka nisur furishëm përgatitjet me ekipin, ku në ndeshjen e ardhshme do i bëjë llogaritë pa Elton Kalen, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

kukesi

Sakaq, pjesa tjetër e ekipit është në gjendje të mirë. Në seancën e sotme ka munguar Ylli Shameti, të cilit i ka dhënë leje stafi mjekësor për t’u çlodhur, pasi është i ngarkuar në pjesën muskulore. Shameti është rikthyer në ndeshjen me Kamzën pas një dëmtimi të gjatë që erdhi për shkak të gjendjes se keqe të tapetit në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Gjithashtu dje nuk është stërvitur me ekipin as Krkotiçi. Lajmi i mirë për trajnerin është se ndaj Lushnjës do të ketë në dispozicion Albi Allën që mungoi ndaj Skënderbeut për shkaqe kartonësh, si dhe Alijevin e Krkotiçin që kanë pasur probleme fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"