Të gjithë kundër Tavekios. Lojtarët e Serisë A, një minutë të ulur në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 10:25

Të gjithë kundër Tavekios. Lojtarët e Serisë A, një minutë të ulur në fushë

Krerët e Federatës Italiane të Futbollit nuk duan të mbajnë përgjegjësi lidhur me problemet që ekzistojnë në futbollin italian, për këtë arsye, në 25-26 nëntor lojtarët e serisë A dhe B janë organizuar për të protestuar ndaj presidentit të federatës, Karlo Tavekio.

In this photo taken on Friday, Jan. 29, 2016 in Larrisa city, central Greece, Greek soccer players of Larissa, white, and Acharnaikos, black, from second division sit down for two minutes after the match started to protest the growing death toll of refugees trying to reach the Greek islands from nearby Turkey. In a statement on Monday, Feb. 1, 2016 Acharnaikos said "it was just two minutes out of the match between Larissa and Acharnaikos. It cost us nothing, but we hope with all our hearts that it rattles those responsible for this unspeakable tragedy." (InTime Sports via AP) GREECE OUT ORG XMIT: XTS801

Ky i fundit e ka bërë të qartë se nuk do ta lëshojë kurrsesi postin e presidentit të federatës, ndaj edhe Damiano Tomasi, presidenti i Shoqatës së Futbollistëve, është larguar në takimin me drejtuesit e federatës, pasi ka kuptuar se asgjë nuk ka për të ndryshuar dhe vetë kreu kërkon të mbajë me çdo kusht postin.

Për këtë arsye, lojtarët e Serisë A dhe B do të protestojnë në 25-26 nëntor në prag të çdo sfide ndaj liderëve të kësaj federate, e cila, sipas tyre, po shkatërron futbollin italian. Gjatë ditës së djeshme, e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” ka bërë me dije se lojtarët do të protestojnë në prag të çdo sfide fundjavën e ardhshme duke u ulur në fushën ku do të zhvillohen përballjet dhe do të qëndrojnë atje për një minutë për çdo ndeshje që do të luhet në Serinë A dhe B.

Gjatë muajit të ardhshëm, Federata Italiane e Futbollit do të vendosë nëse do të ketë ndryshime ose jo, por lojtarët nuk presin më asgjë pozitive, pasi e kanë humbur besimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"