“Të gjithë do të arrijnë në formën më të mirë”, trajneri spanjoll “bekon” shtyrjen e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 21:51

“Të gjithë do të arrijnë në formën më të mirë”, trajneri spanjoll “bekon” shtyrjen e Europianit

Trajneri i Përfaqësueses Spanjolle, Luis Enrike e konsideron vendimin për shtyrjen e Kampionatit Europian si një veprim të duhur, i cili do t’i japë mundësi të gjithë pjesmarrësve të arrijnë në formën e tyre më të mirë.

enro

Këtë deklaratë Enrike, i cili u rikthye në krye të Përfaqësueses Spanjolle së fundmi pas tragjedisë në familje duke qenë se i vdiq vajza, e bëri në kanalet zyrtare të përfaqësueses së tij në një rubrikë me pyetje-përgjigje me fansat.

luis

“Me këtë vendim, unë mendoj se të gjithë do të arrijnë në këtë kompeticion në formën e tyre më të mirë. Kështu ata do të kenë mundësinë të jenë sa më shumë garues,” u shpreh Enrike.

enrike

 

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"