“Të gjitha koronaviruset janë bastarde”, faqja me 1 milion ndjekës poston foton e tifozëve të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 23:51

“Të gjitha koronaviruset janë bastarde”, faqja me 1 milion ndjekës poston foton e tifozëve të Partizanit

Faqja që numëron afro 1 milionë ndjekës në “Facebook”, “Ultras – Tifo.net”, ka postuar në fundmi një foto ku shkruhet “Të gjitha koronaviruset janë bastarde”.

Partizani me tifozet

E veçanta e këtij postimi është se kjo faqe ka përzgjedhur një foto nga derbi Tirana-Partizani, të tifozëve të kuq, të cilët si për ironi të fatit kishin vendosur disa maska, të cilat në ditët e fundit janë bërë tepër të rëndësishme, për t’u mbrojtur nga Koronavirusi, që po shkakton një panik mjaft të madh te njerëzit.

uLTRAS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"