“Të fitojmë pa Lukakun, për arbitrat flet klubi”, Konte tërheqje veshi Sançezit: Kërkova përgjegjësi nëpër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 11:45

“Të fitojmë pa Lukakun, për arbitrat flet klubi”, Konte tërheqje veshi Sançezit: Kërkova përgjegjësi nëpër…

Sot Parma, të martën Reali i Madridit: ndeshja e parë me shumë mundësi do të jetë pa Lukakun, por edhe e dyta me shumë mundësi po ashtu. Antonio Konte duhet kështu, detyrimisht të rimendojë Interin e tij, me sulmin për të rindërtuar dhe Lautaron për të rigjetur:

konte

“As Sançez nuk është gati”, është shprehur trajneri zikaltër në konferencën e djeshme për shtyp. “Megjithatë, duhet të paraqitemi mirë pavarësisht mungesave. Kam besim të plotë te lojtarët e mi, Perisiç dhe Pinamonti janë alternativa të rëndësishme në sulm”. Lidhur me kohët e rikuperimit të Lukakut dhe Sançezit, megjithatë, asnjë të re: “Më vjen keq për mungesat, por duhet të veprojmë me kujdes për të evituar probleme më të mëdha”.

E nisim nga gjendja e Lukakut: si ndihet?

Mund të riaftësohet në prag të Realit? Pati një problem muskulor në Champions, nga goditja e dënimit: tani ka këtë shqetësim dhe duhet ta presim. Do kemi nevojë, por kam besim të madh te lojtarët e tjerë. Po rikuperojmë edhe disa futbollistë nga Koronavirusi.

Sançez do të jetë në Madrid? Pinamonti ndihet gati të luajë?

Duhet të presim që mjekët të japin miratimin për Aleksis. Nuk është gati dhe tani do kishim nevojë. U kisha kërkuar përgjegjësi të gjithëve me kombëtaret: me raste, mania e tepruar për të luajtur bën që edhe lojtari të marrë një vendim të gabuar.

Duke folur për lojtarët e rikuperuar nga “COVID”-i, si ndihet Galjardini?

Me stafin kemi kryer një punë të mirë duke u përpjekur t’i mbajmë në formë në shtëpi. Galjardini ndihet mirë, është stërvitur në banesën e tij dhe parametrat janë të mirë. Është në gatishmëri në të gjithë aspektet dhe jam i lumtur që e kam sërish gati sepse mesfusha dhe sulmi ishin shumë të goditura në këtë periudhë.

Keni pasur disa episode arbitrale kundër, por pas çdo ndeshjeje nuk janë komentuar as nga ju dhe as nga klubi. Është një vendim i veçantë?

Mendoj se është e drejtë të bëhen vlerësime në selitë e posaçme dhe që klubi dhe drejtuesit të dëgjohen në disa situata. Nuk është mirë që të jetë gjithmonë trajneri ai që ekspozohet, por nga kjo pikëpamje jemi të përqendruar te futbolli dhe po ashtu lojtarët. Për të tjerat mendojnë drejtuesit.

Flasim për Parmën, një skuadër e mësuar të luajë fytyrëhapur. Mendoni do të jetë kështu edhe nesër (sot)?

Ndershmërisht mendoj që Parma ka një fizionomi të përcaktuar. Skuadrat e Liveranit kërkojnë gjithmonë të luajnë hapur.

Perisiç mund të jetë një zgjidhje si sulmues i pastër? Zhervinjo mund t’i nevojitet ende Interit?

Perisiç ka luajtur si sulmues në fazën përgatitore vitin e kaluar. Ka karakteristika që i lejojnë të jetë edhe një alternativë e rëndësishme në dyshen sulmuese.

Përgatiti: LEDIO NASE  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"