Të dyja skuadrat me kontigjent të “cunguar”, ja formacionet e mundshme në Laçi-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 11:02

Të dyja skuadrat me kontigjent të “cunguar”, ja formacionet e mundshme në Laçi-Bylis

Laçi rrezikon të humbasë edhe Mentor Mazrekajn për ndeshjen e së dielës kundër Bylisit. “Panorama Sport” zbulon nga burime në klubin kurbinas se fantazisti ka ndier një shqetësim serioz pas ndeshjes së Kupës me Vllazninë dhe stafi teknik është alarmuar.

Bylis-Laci

Mazrekaj nuk u aktivizua si titullar në Shkodër, por u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë. Dje stafi mjekësor i ka bërë edhe një kontroll më specifik lojtarit. Sot pritet përgjigjja për t’u njohur më saktësisht me dëmtimin që ka pësuar Mazrekaj. Te Laçi shpresojnë që të mos ketë diçka serioze, por gjasat janë që lojtari të mos aktivizohet ndaj Bylisit, një ndeshje që luhet sot në orën 16:00.

Në këtë takim delikat, ku kurbinasve u duhet patjetër fitorja për të qëndruar në garën për titull, trajneri Shpëtim Duro nuk do të ketë të gatshëm edhe titullarë të tjerë. Krahas largimeve të Adolf Selmanit dhe Klejdi Rapos, bardhezinjtë nuk do të kenë në dispozicion këtë herë as qendërmbrojtësin, Erhun Obanor, i dënuar nga Displina si dhe mesfushorin Regi Lushkja me katër kartonë të verdhë. Turkaj, Ramos dhe Nuabueze kanë munguar në ndeshjet e fundit dhe situata mbetet e njëjtë.

Trajneri Dovedan nuk do ta ketë të plotë grupin në Laç. Kojiç, Hadroji dhe Carkanji janë mungesat. Vetëm sot pritet që stafi mallakastriot të vendosë për lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës në ndeshjen me bardhezinjtë, e para e fazës së katërt.

fo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"