Të bashkosh inatin dhe precizionin në futboll është art/ Nga ferri në parajsë, Sane rilindi ndaj Bohumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 16:27

Të bashkosh inatin dhe precizionin në futboll është art/ Nga ferri në parajsë, Sane rilindi ndaj Bohumit

Të bashkosh inatin dhe precizionin në futboll është art. Në fitoren 7-0 të Bajernit ndaj Bohumit, Leroi Sane na vërtetoi me golin e parë se vazhdon të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë. Magjia e gjermanit u pa nga të gjithë të pranishmit i cili nga një goditje dënimi rreth 20 metra larg portës shënoi një eurogol.

Sane Bajern

Ishte goli i parë i ndeshjes i cili i dha avantazhin Bajernit. “Stërvitem shumë për goditjet e dënimit edhe pas ndeshjeve. Mendova ta provoja këtë herë dhe për fat të mirë topi u ndal në rrjetë. Ishte një emocion i madh për mua, një çlirim”, tha lojtari. Në javët e fundit, Sane është stërvitur shumë me topin, goditjet nga distanca dhe kjo kur të gjithë janë futur në dhomat e zhveshjes. Ai ka qëndruar aty, i vetëm me një qëllim, të shënojë gola si këto në ndeshje zyrtare. Dhe të shtunën ai u shpërblye për oraret shtesë.

TIFOZËT E DUARTROKASIN

Në të 62 minutë Nagelsman vendosi ta ulë në stol madh për mua, një çlirim”, tha lojtari. Në javët e fundit, Sane është stërvitur shumë me topin, goditjet nga distanca dhe kjo kur të gjithë janë futur në dhomat e zhveshjes. Ai ka qëndruar aty, i vetëm me një qëllim, të shënojë gola si këto në ndeshje zyrtare. Dhe të shtunën ai u shpërblye për oraret shtesë.

TIFOZËT E DUARTROKASIN

Në të 62 minutë Nagelsman vendosi ta ulë në stol Sanenë i cili mori edhe ovacionet e publikut për performancën e mirë të bërë gjatë ndeshjes. Ishte një dhuratë e trajnerit bavarez për anësorin e majtë për t’i dhënë atij një gëzim pas një starti jo të mirë në kampionat.

Sane festa Bajern

Kujtojmë që lojtari vuajti shumë në fillim duke mos u përshtatur siç duhet me skuadrën, një lojë e avashtë e lexueshme dhe shumë gabime në pasime bënë që klubi të mendonte një largim të tijin pak ditë para se të mbyllej merkatoja.

Por ishte Fliku ai që ndryshoi gjithçka, 56-vjeçari që drejton kombëtaren gjermane bëri një punë të mirë jashtë fushe duke bindur Sanenë për cilësitë e tij. Leroi ka ardhur me një frymëzim tjetër dhe një energji të re nga ndeshjet e kombëtares duke bërë paraqitje të mira me Bajernin ndaj Lajpcigut javën e kaluar në Barcelonë në mesjavë dhe së fundmi ndaj Bohumit në kampionatin gjerman. “Sane is back!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"