Taulant Xhaka tregon vendimin e Granitit: Më tha se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 22:36

Taulant Xhaka tregon vendimin e Granitit: Më tha se…

Taulant Xhaka duket se ka konfirmuar njëherë e mirë të ardhmen e vëllait të tij Granit Xhaka.

taulant granit

Në një intervistë për “T-Online”, futbollisti i kombëtares sonë tregon se lojtari i Arsenalit ndihej komod me teknikun e ri të “Topçinjve” Mikel Arteta. Taulant Xhaka nuk beson se ka ekzistuar ndonjëherë mundësia që vëllai i tij të kalonte te Herta e Berlinit.

Trajneri Arteta po ia del ta bindë lojtarin e Zvicrës që të qëndrojë në Londër.

“Nuk e di nëse Herta e Berlinit ka qenë një opsion konkret për Granitin. Fola me të në telefon dhe më tha se kampionati gjerman është një ligë tërheqëse, por përfundimisht, ai donte të qëndronte në Premier Ligë. Graniti ndihet komod me trajnerin e ri Mikel Arteta”, bën me dije mesfushori i Bazelit dhe Shqipërisë Taulant Xhaka.

Granit Xhaka po fiton vendin e titullarit teksa është aktivizuar në 3 nga 4 takimet e fundit që kur Arteta ka marrë drejtimin e Arsenalit dhe gjasat që ai të largohet nga Arsenali sa vijnë e zbehen.

david_luiz_and_granit_xhaka_of_arsenal_compete_for_the_ball_with_1440314

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"