Tashmë e konfirmuar, Federata Argjentinase e Futbollit jep vendimin përfundimtar për situatën e Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 22:43

Tashmë e konfirmuar, Federata Argjentinase e Futbollit jep vendimin përfundimtar për situatën e Mesit

Ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë nga MLS, Lionel Mesi nuk do të marrë pjesë në miqësoret e marsit, që kombëtarja argjentinase do të zhvillojë kundër El Salvadorit dhe Kosta Rikës.

mesi

Mesi pësoi një lëndim në kofshën e djathtë gjatë takimit që luajti për Inter Majemin. Mungesën e tij e konfirmoi vetë Federata Argjentinase.

“Kapiteni Mesi nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në takimet miqësore në Shtetet e Bashkuara për shkak të një dëmtimi të lehtë të pësuar gjatë ndeshjes së ekipit të tij, kundër Nashvill”,  shkruhet në një komunikatë nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).

Akoma nuk dihet se sa kohë do të zgjasë rikuperimi i sulmuesit argjentinas. Megjithatë, një gjë është e sigurt, se nuk do mund të luajë dot të paktën për 2 javë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"