“Tani jemi më të liruar”,  Taipi tregon sekretin e formës dhe nervozizmin: Reagoj kur shoh gjëra tendencioze nga gjyqtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2023 | 16:01

“Tani jemi më të liruar”,  Taipi tregon sekretin e formës dhe nervozizmin: Reagoj kur shoh gjëra tendencioze nga gjyqtarët

Gjelbrim Taipi ka filluar të bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me skuadrën e Kukësit. Kapiteni jo vetëm po ndihmon në organizimin e lojës, por edhe duke shënuar gola të rëndësishëm si ai sot ndaj Bylisit që vulosi suksesin 2-0.

bandicam 2023-03-10 15-37-07-149

“Kur arrin të marrësh tre pikët, me një kundërshtar me të cilin kemi qenë në fundin e tabelës dhe ne më tepër jemi fokusuar te mbijetesa se të shohim lart. Tani besoj se jemi liruar pak se kemi lënë mbrapa kundërshtarin direkt. Normalisht kur arrin të shënosh gol, është një kënaqësi më vete se të rritet vetëbesimi, kjo është e gjitha.

Me profesor Hallaçin njihemi prej tre vitesh, kemi punuare dhe në fillime dhe tani. Unë mundohem të ndihmoj të rinjtë se shoh që ka cilësi te ekipi. Të gjithë po të arrijnë të shfaqin cilësitë e tyre, do të kemi të ardhme të mirë se cilësitë janë. Me Hallaçin më është dhënë një pozicion ku nuk kam luajtur më parë, si 10 fals, apo sulmues fals. Barra u bie të tjerëve të vrapojnë më tepër në mesfushë. Kjo është arsyeja pse jam afër sulmit, e kam mundësi të bëj gjuajtje e vertikalizime.

Nuk jam i nervozuar me gjyqtarët në aspektin personal, kur bëhen gabime kërkohet falje dhe është njerëzore. Kur shoh gjëra tendencioze nuk më pëlqen ky fakt. Me kundërshtarët nuk kam pse të ngacmoj njeri. Një lojtar sot erdhi më goditi dhe nuk është se e kam atë luks të më godasë kush, nuk pranoj të më godasë mbrapa. Spërkatat janë normale se është futboll, por kur loja është e ndaluar, nuk është njerëzore. Por pastaj e marr veten e qetësohem, nuk është se e kam me ndonjë apo personale:, tha Taipi pas ndeshjes për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"