Tafili: Me Kupën kapim Europën, Bakaj do na ndihmojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2017 | 18:42

Tafili: Me Kupën kapim Europën, Bakaj do na ndihmojë

Alsid Tafili, njeriu-gol i Vllaznisë në fitoren 1-0 ndaj Teutës në çerekfinale, beson se ekipi shkodran mund të kapë zonën e Europës nëpërmjet Kupës së Shqipërisë.

Në një prononcim për “Gol pas goli” pas takimit të sotëm në “Loro Boriçi”, mesfushori shkodran u shpreh:

Tafili

“Është një gol që mua si futbollist më jep entuziazëm, por mbi të gjitha ishte i rëndësishëm për skuadrën. Duam kualifikimin, pasi nëpërmjet Kupës mund të arrijmë në Kupat e Europës. Shpresoj që goli im të jetë i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit, ku do të kërkojmë kualifikimin.

Ndeshjen e parë e kishim përgatitur mirë, së pari për të mos pësuar gol në shtëpinë tonë. Por edhe në ndeshjen e kthimit kundërshtarët do ta kenë të vështirë, pasi me rezultatin 1-0 edhe ata do të synojnë të mos pësojnë. Normalisht do të jetë një ndeshje e hapur, por ne kemi pak më shumë garanci për kualifikimin.

Për momentin jemi në mesin e tabelës, çka ka qenë dhe objektivi ynë në fillim të kampionatit. Duke u nisur edhe nga përforcimet e janarit, duam të ecim sa më larg edhe në Kupë. Me grupin e mirë që kemi dhe me Bakajn, që do të na ndihmojë shumë, pse të mos arrijmë diçka edhe në Kupë?”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"