Synojnë ngjitjen në elitë, një jurist zgjidhet administrator i klubit të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2021 | 14:33

Synojnë ngjitjen në elitë, një jurist zgjidhet administrator i klubit të Kategorisë së Parë

Në Berat nuk e kanë mbledhur ende veten. Humbja e fundit ka zhytur edhe më shumë ekipin në krizë dhe shpëtimi i vetëm tani do të ishte kthesa.

Tomori Dalipi

Këtë të shtunë luajnë me Besëlidhjen dhe fitorja është domosdoshmëri, në të kundërt situata mund të precipitojë. Pas së hënës pushim, skuadra nisi përgatitjet dhe duhet thënë që atmosfera nuk ishte ndër më të mirat.

Tomori e nisi kampionatin me synime madhore, por tani që janë stakuar në vendin e 7-të, ngjitja shihet me… “dylbi”. Kreu as që llogaritet, e megjithatë edhe vendi i dytë është larguar ndjeshëm. Sakaq, në klub diçka ka lëvizur.

Mësohet se detyrën e administratorit të klubit e ka marrë provizorisht Petor Sinjari, i cili ka rolin e juristit pranë Bashkisë së Beratit.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"