“S’vazhdohet kështu”, plas sherri te Barça. Zbardhet debati i ashpër në ndeshjen kundër Valencias

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 28, 2020 | 0:32

Bota FB La Liga LAJMI KRYESOR Të fundit

“S’vazhdohet kështu”, plas sherri te Barça. Zbardhet debati i ashpër në ndeshjen kundër Valencias

Skema e re që po për dor Kike Setien te skuadra e Barcelonës nuk u pëlqen aspak lojtarëve katalanas. Kanë mjaftuar 3 ndeshje, kundër Granadës, Ibizës dhe Valencias, që futbollistët të dalin në përfundimin se u duhet një kohë e gjatë dhe do të ketë kosto të mëdha ky ndryshim. 

Satien

Për momentin, ekipi blaugran ka ofruar një imazh pozitiv vetëm kundër Granadës me fitoren 1-0, ndërsa ndaj Ibizës fitoi me vuajtje dhe në minutat e fundit dhe me Valencian u turpërua. Situata e përjetuar të shtunën në dhomat e zhveshjes në “Mestaja” konfirmoi hendekun e madh që ekziston mes trajnerit Kike Setien dhe grupit të futbollistëve. Ndërkohë që trajneri, i shoqëruar nga Eder Sarabia, tentonte të gjente gabimet taktike për klubin, disa nga lojtarët e rëndësishëm bënë me njëri-tjetrin një mbledhje të vogël për t’i rregulluar vetë gjërat.

Mesi

Në këtë mbledhje, ankesat ishin unanime dhe pika kryesore u vendos te mungesa e rregullit në fushën e lojës. “Kështu është e pamundur. Nuk mund të kemi më shumë lojtarë pas topit sesa përpara”, ankohej një nga zërat më me peshë në dhomën e fshehtë të katalanasve. “Duhet të kemi më shumë topa në thellësi, më shumë shpejtësi në pasime, sepse kështu si po luajmë po ia bëjmë të lehtë Valencias fitoren”, shtonte ai.

Ta mendosh që ky diskutim u bë në fundin e pjesës së parë kur rezultati ishte 0-0. Imagjinoni se çfarë ka ndodhur në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes. Në 45 minutat e para, katalanasit zhvilluan një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit. Valencia humbi një penallti dhe krijoi shumë raste për të shënuar.

Nga ana tjetër, Leo Mesi ishte i vetmi që provoi t’i bënte keq Domenekut, por nuk ia doli as në pjesën e parë dhe as në të dytën, ku Valencia shënoi dy gola dhe i shkaktoi një humbje të dhimbshme ekipit të Kike Setienit.

Mesi54

Ky i fundit shihet si fajtori kryesor për këtë që po ndodh dhe gjithçka të çon te skema e gabuar. 3-5- 2 nuk preferohet nga futbollistët e vjetër të skuadrës, të cilët prej kohësh kanë luajtur me 4-3-3 dhe nuk mendojnë se kanë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të bërë këtë ndryshim. Shumë e vështirë që t’i përshtaten trajnerit, prandaj ky i fundit duhet t’u përshtatet atyre. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, sezoni që vjen do të jetë i vështirë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com