Surpriza në merkato, Laçi tenton “yllin” e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2017 | 11:27

Surpriza në merkato, Laçi tenton “yllin” e Luftëtarit

Skuadra e Laçit ende nuk i ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Ekipi është duke shijuar pushimet, por drejtuesit po mendojnë seriozisht për merkaton.

laci

Kurbinasit synojnë të krijojnë një skuadër cilësore që minimalisht të mos rrezikojë rënien ashtu siç ndodhi gjatë kampionatit të kaluar. Skuadra bëri një paraqitje shumë të dobët në dy fazat e para dhe në këtë mënyrë, drejtuesit u detyruan të ndërhynin në merkato për të afruar futbollistë cilësorë që në fund të arrinin shpëtimin.

MERKATO

Një prej pikave më të dobëta të Laçit gjatë sezonit të kaluar ishte sulmi. Dhe drejtuesit kërkojnë që tani për ta fuqizuar këtë repart. Dhe emri i parë në listën e kurbinasve është sulmuesi i Luftëtarit, Rexhinaldo Faife.

Rexhinaldo Luftetari

Futbollisti nga Mozambiku ishte lojtari kryesor i gjirokastritëve në kampionatin e kaluar ku shënoi edhe tetë gola dhe e ndihmoi ekipin që të siguronte pikë të rëndësishme.

Drejtuesit e Laçit do të tentojnë ta bindin sulmuesin për t’u bërë pjesë e tyre në kampionatin e ardhshëm. Gjithashtu, ka bisedime edhe me një sulmues armen.

rexhinaldo

Ndërsa, ka dilema në lidhje me mbrojtësin Drilon Musaj dhe mesfushorin Ansi Nika. Këtyre u ka përfunduar kontrata dhe nuk dihet nëse do e rinovojnë sërish ose jo. Ndërkaq, pritet që ekipi të grumbullohet në mesin e korrikut për të nisur fazën përgatitore për sezonin e ri. Duket se drejtuesit do t’ia besojnë sërish timonin e skuadrës teknikut Stavri Nica.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"