Superliga Kosovë/ Mezani mposht Devollin, Duro gjen qetësinë në kampionat. Drita nuk fal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 15:15

Superliga Kosovë/ Mezani mposht Devollin, Duro gjen qetësinë në kampionat. Drita nuk fal

U zhvilluan sot 3 ndeshjet e javës së 13-të të Superligës së Kosovës. Kampionët në fuqi Drita mposhtën bindshëm ekipin e Besës me rezultain 1-4. Gjilani i drejtuar nga ish-tekniku i Flamurtarit Gentian Mezani mposhti minimalisht Drenicën e Bledar Devollit.
126481186_770030570249628_2955237015289365910_o

Ish-sulmuesi i Skënderbeut Darko Nikaç i dha fitoren “Skifterave” Fiton dhe Feronikeli i ish-lojtarit të kombëtares sonë Klodian Duro me rezultatin 1-0 ndaj Arbërisë. Pas disa rezultateve zhgënjyese, ekipi i qytetit të Drenasit gjen përkohësisht qetësinë.

Pas këtyre ndeshjeve, Drita renditet në vendin e dytë pas Ballkanit me kuotë të barabartë pikësh (26), ndërsa Gjilani vjen në vendin e tretë me 23 pikë. Drenica ruan vendin e katërt në kampionat, kurse Feronikeli dhe Gjilani renditet respektivisht në vendet gjashtë dhe shtatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"