SUPERLIGA E KOSOVËS/ Drita bën hap fals kundër Dukagjinit, Ballkani dhe Llapi nuk zhgënjejnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 18:53

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Drita bën hap fals kundër Dukagjinit, Ballkani dhe Llapi nuk zhgënjejnë

Është mbyllur java e 31-të e Superligës së Kosovës, me 3 takimet e ditës së diel, ku pamë Ballkanin dhe Llapin të triumfonin përballë Gjilanit dhe Prishtinës, dhe Dritën që përsëri bën një hap fals dhe ndalet në një barazim 1-1 përballë Dukagjinit.

ballkani

2 gola në pjesën e dytë nga Gripshi dhe Dellova ishin të mjaftueshëm që Ballkani të dilte me 3 pikë nga Gjilani. Po ashtu edhe Llapi fitoi me një avantazh të dyfishtë, me 2 golat e realizuara nga Hyseni. Për sa i përket Dritës, avantazhin e mori nga një autogol i Hugos dhe pastaj, pasi të gjithë menduan që ndeshja do të përfundonte me aq, Elezaj shënoi për Prishtinën në minutën e dhjetë të shtesës.

Tani me këto rezultate Ballkani e shikon veten përsëri në vendin e parë me 63 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Llapi i vendit të dytë. Për sa i përket Dritës, ajo gjendet në vendin e tretë me 4 pikë më pak se Ballkani i vendit të parë dhe ja vështirëson vetes rrugëtimin për titullin kampion.

bandicam 2024-04-28 18-50-03-579

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"