Superliga e Kosovës/ Ballkani kalon me lehtësi Ferizajn, Plaku dhe Bushiç nderojnë Gjilanin. Fiton Trepça, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 15:26

Superliga e Kosovës/ Ballkani kalon me lehtësi Ferizajn, Plaku dhe Bushiç nderojnë Gjilanin. Fiton Trepça, ja rezultatet

Janë mbyllur para pak minutash 3 ndeshjet e Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 19-të në këtë kampionat.Ballkanii-696x463

Ballkani ka kaluar me lehtësi Ferizjn, trë cilët i ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0. Ishte Edivn Kuc që kaoi vendasit në avantazh në minutën e 26’, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë realizuan Hoxha dhe Ruxhi, në minutat 85’ dhe 92’, për t’i dhënë një fitore të rëndësishme Ballkanit, i cili vazhdon kryesimin me 40 pikë, ndërsa Ferizaj ngelet në vendin e 10-të me 19 pikë.

Fitore ka korrur edhe Gjilani i Mezanit, të cilët mposhtën me rezultatin 2-0 Flamurtarin në shtëpi. Ishin dy lojtarë nga Superiorja që i dha fitoren gjilanasve. Si fillim shënoi Sebino Plaku në minutën e 41’, ndërsa goli i dytë u shënua nga Tomislav Bushiç në minutën e 71.85232253_595957754323578_5721098310324846592_n

Trepça 89 ka marrë një fitore me përmbysje ndaj Dukagjinit me rezultatin 2-1. Për miqtë shënoi Milicaj në minutën e 24’, por  në pjesën e dytë u përmbysën nga dy gola të Arb Manajt, në minutat 71’ dhe 88’.

koo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"