SUPERIORE, JAVA 2/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 22:52

SUPERIORE, JAVA 2/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

VLERËSIM I PANORAMA SPORT

Kategoria Superiore luajti këtë javë ndeshjet e javës së dytë, dhe “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

 

Capture

TRAJNERI MË I MIRË – ILIR DAJA

Ka formuar një skuadër nga e para, madje prurjet vijuan edhe para duelit me Kukësin. Daja i besoi Albi Allës në mbrojtje, ndonëse nuk kishte mbushur javën. Lëvizja i doli për “hair”, pasi i dha fitoren. Ndonëse luhej në një terren të rënduar, Flamurtari zhvilloi lojë të bukur, kjo për meritë të strategjisë së trajnerit Ilir Daja, i cili e neutralizoi me sukses Kukësin e Armando Cungut. Notë të lartë meriton edhe trajneri Orges Shehi që ka marrë maksimumin në dy javë

ilir daja

FORMACIONI MË I DOBËT

 

Capture1

TRAJNERI MË I DOBËT – ELVIS PLORI

Një javë më parë trajneri shkodran surprizoi me startin që i bëri sezonit të ri, duke fituar në Gjirokastër, por ndaj kampionëve të fuqi Kastrioti i Plorit u tregua i pafuqishëm. Strategjia e ndërtuar nga Plori nuk funksionoi, pasi ai deklaroi se pretendonte që ta mbyllte pa gola pjesën e parë, por u ndëshkua dy herë. Duke menduar më shumë për fazën mbrojtëse sesa sulmin, Kastrioti dështoi. Trajneri i Luftëtarit, Millosh Kostiç, mbetet i vetmi që nuk ka shijuar pikët në 2 javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"