Sulmuesit të Kosovës i ndalohet hyrja në Rusi, shkak për këtë bëhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 17:57

Sulmuesit të Kosovës i ndalohet hyrja në Rusi, shkak për këtë bëhet…

Ditën e nesërme Bazeli do të luajë me Krasnodarin në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.zhegrova-2

Për këtë ndeshje klubi zviceran nuk do të ketë të gatshëm një nga lojtarët e rëndësishëm të ekipit, siç është sulmuesi Edon Zhegrova.

Këtij të fundit nuk i është lejuar hyrja në Rusi, për shkak të pasaportës kosovare.

Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe njëkohësisht as dokumentet e këtij shteti, dhe kjo ka bërë që Zhegrova ta ketë të pamundur kalimin për në shtetin rus. Në mënyrë që Zhegrova ta kishte të mundur kalimin në shtetin rus duhet të aplikonte për vizë në Serbi.

Moslejimi i sulmuesit në Rusi nuk ishte vetëm arsye politike, por edhe proceduriale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"