Suksesi ndaj Austrisë, flet Deshamp: Fitore për moralin, djemtë meritojnë elozhe që të gjithë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 9:36

Suksesi ndaj Austrisë, flet Deshamp: Fitore për moralin, djemtë meritojnë elozhe që të gjithë!

Me suksesin e djeshëm shmangu rënien nga Grupet A të Ligës së Kombeve, por Franca ka shumë rrugë për të bërë nëse dëshiron të ruajë kurorën e kampiones së botës. Mendimi i përket Didie Deshamps, që pas fitores me Austrinë deklaroi:

deshamp

“Jam shumë i kënaqur me përmbajtjen. Fitorja është e rëndësishme, sidomos sepse bëmë gjithçka që nevojitej.

Mund të kishim shënuar më tepër pasi patëm shumë raste dhe kontroll shumë të mirë loje me lojtarë që nuk janë mësuar të luajnë bashkë.

Kishim shumë pak kohë për ta përgatitur, të gjithë bënë përpjekje, ka shumë aspekte pozitive nga të cilat mund të frymëzohemi”.

Dëmtimet vazhdojnë të persekutojnë kombëtaren franceze, megjithatë trajneri mundohet të jetë optimist në kuadër të sfidës së radhës.

“Kishim dëshirë të tregonim një fytyrë tjetër, të gjithë donim të tregonim vlerën e tyre të vërtetë.

Kushtet nuk ishin optimale, por kur zbret në fushë, nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa fanella e vendit që përfaqësojmë. Djemtë meritojnë elozhe”, përfundoi deklaratën e tij Didie Deshamps.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"