Strakosha do gjysmëfinalet e Ligës së Europës, e sfidon shqiptari Berisha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 18:12

Strakosha do gjysmëfinalet e Ligës së Europës, e sfidon shqiptari Berisha

Gardiani i Kombëtares është në kërkim të një objektivi madhor këtë edicion me Lacion. Në të parin vit si titullar me bardhekaltrit, Thomas Strakosha po kërkon që të ruajë jo vetëm zonën Champions nga kampionati në Serinë A, por edhe t’i shkojë deri në fund kompeticionit aktual në Europa Ligë.

strakosha1-470x325

E deklaruar edhe nga drejtori sportiv Igli tare, Lacio ka si qëllim që të triumfojë në këtë kompeticion, qoftë për lavdinë, por edhe për mundësinë që ofron si rrugë më e shkurtër për Champions-in në sezonin e ardhshëm.

berisha

Mirëpo, sot, Lacio dhe Strakosha do të kenë përballë shqiptarin Berisha. Sulmuesi i Red Bull Salsburg, i cili eliminoi Dortmundin me golat e tij, do të jetë një kundërshtar i vështirë për skuadrën italiane. Megjithatë, me një garanci në prapavijë si Strakosha, Lacio e Simeones do të kërkojë që t’i shkojë deri në fund, duke tentuar jo vetëm fazën gjysmëfinale të kompeticionit.

atletiko madrid

Atletiko- Një prej pretendenteve kryesore për të fituar Europa Ligën, Atletiko i Madridit, është duke bërë mirë në kampionat, teksa renditet e dyta pas Barçës dhe me katër pikë më shumë sesa Reali ndjekës. Të besuarit e Simeones do duhet të bëjnë mirë edhe ndaj Sportigut të Lisbonës, për të vijuar me paraqitjet pozitive të shfaqura në këtë kompeticion, duke qenë se në start, nuk bënë mirë në grupet e Champions-it dhe u eliminuan.

milan arsenal

Dy barazime me Karabagun e Agollit bënë që Roma e Çelsi ta linin jashtë. Arsenal vjen pas katër fitoreve radhazi dhe do të kërkojë të mos ndalet, për të synuar mbylljen e edicionit në mënyrën më të mirë të mundshme, me Europa Ligën të fituar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"