Strakosha bën prapaktheu: Duhet të jem shembull, për komentin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 16:29

Strakosha bën prapaktheu: Duhet të jem shembull, për komentin…

Strakosha ka qenë në qendër të vëmendjes nga tifozët romanistë, pas probleme të shkaktuara në rrjetet sociale. Në një prononcim, portieri i kombëtares sonë ka deklaruar : “Falenderoj Zotin që zgjodha Lacion sepse mund të shkoja te Roma”.

387409_TS_04-06-18_3592342038_

Kjo fjali bëri që tifozët e Romës të ironizonin dhe në një postim të faqja e tyre ata shkruajtën “ Ne, gjithashtu, falenderojmë Zotin që ke zgjedhur Lacion”. Strakosha nuk e ka lënë me kaq, por ka bërë një koment të shkurtër “26 maj” ditë që simbolizon fitoren në Kupën e Italisë nga Lacio, pikërisht në përballje në finale me Romën në vitin 2013.

387409_TS_04-06-18_4720090660_

Kjo përgjigje mori shumë reagime negative nga tifozët e Romës. Megjithatë Strakosha ka bërë një prapa ktheu duke kërkuar falje në rrjetet sociale. “Do të doja të kërkoja falje për komentin. Duhet të jem një shembull dhe mos të bëj gabime si ky” shkruan shqiptari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"