Stërvitje plot me mungesa, gjashtë lojtarë të Tiranës në… “bokse”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 19:09

Stërvitje plot me mungesa, gjashtë lojtarë të Tiranës në… “bokse”

E djeshmja ka qenë një ditë e trazuar te Tirana. Deri rreth orës 11:30 asnjë prej lojtarëve dhe zyrtarëve nuk dinte kur do të zhvillohej stërvitja.

tirana

Vetëm afër mesditës, palët vendosën që të mbanin Memën dhe të caktohej edhe orari i stërvitjes. Pasdite gjërat ishin më të qeta dhe në stërvitje doli një pjesë e mirë e futbollistëve, por sërish numri i mungesave ka qenë i lartë. Edon Hasani, Dorian Kërçiku, Ilion Lika dhe Tefik Osmani nuk u stërvitën pasi kishin probleme fizike. Osmani nisi përgatitjet, por më pas pati probleme në gju dhe e la në mes përgatitoren.

Me skuadrën nuk ishin as Muçi e Vangjeli. Nga ana tjetër, skuadra është përgatitur për gati një orë. U duk qartë se skuadra ishte e papërgatitur për stërvitje, ndërkohë që Ardian Mema dhe stafi i tij nuk e kanë ngarkuar ekipin. Në fakt, deri në sfidën me Laçin ka plot ditë dhe pas problemeve në Vlorë qëllimi është qetësia.

Ekipi ka punuar rreth 1 orë e 15 minuta dhe më pas ka mbyllur përgatitjet e ditës së martë. Skuadra do të vazhdojë punën në ditët në vazhdim për të qenë e gatshme për takimin e javës së tetë kundër Laçit të Sulejman Starovës, ndeshje që duhet të fitohet medoemos…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"