Stërvitje në dy grupe, klubi i Kategorisë së Parë mban të huajt me “hatër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 23:24

Stërvitje në dy grupe, klubi i Kategorisë së Parë mban të huajt me “hatër”

Pjesa më e madhe e futbollistëve të Devollit stërviten në grupe të vogla dhe në vende të ndryshme. Brazilianët Mota, Davi Ferrari, Gabriel dhe laçiani Hasani zhvillojnë stërvitje, duke ruajtur distancën, në stadiumin e qytetit, që tashmë ka marrë një pamje të shkëlqyer.

Devolli 1-0

Në anën tjetër, grupi i futbollistëve vendës, si Cane, Përe, Nallbati, Çuko, Fifo dhe Kambo stërviten në ambiente të tjera, edhe këta duke ruajtur distancën mes tyre. Mungon organizimi nga ana e drejtuesve të klubit, të cilët janë në pritje të datës për rifillimin e veprimtarive, sipas rregullave të reja që kanë përcaktuar autoritetet përkatëse.

Devolli ndodhet në pozita favorizuese në klasifikim, pasi vetëm në javën e fundit të fazës së dytë e humbi 4-shen e parë. Megjithatë, lojtarët e tij duan të luajnë futboll deri në fund dhe të bëjnë paraqitje sa më dinjitoze.

Thanas Gjata – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"