STATISTIKAT/ Vllaznia-Partizani, beteja e revanshit që vlen sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 14:11

STATISTIKAT/ Vllaznia-Partizani, beteja e revanshit që vlen sezonin

Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës përballen dy nga klubet më me histori në vend, Vllaznia-Partizani.

partizani vllaznia 3

Luhet gjysmëfinalja e dytë, pas të parës të përfunduar 0-0. Rëndësia e kësaj sfide nuk qëndron vetëm në faktin që diskutohet finalja e një trofeu të rëndësishëm, por ato 90 minuta a më shumë do të vendosin shumë mbi fatet e sezonit të të dyja skuadrave.

Të dyja duan me patjetër një trofe, që shoqërohet me kualifikimin në Ligën e Konferencës. Të dy janë klube me buxhete, që i kalojnë 1 milionë eurot në sezon dhe gjithë ato para të harxhuara vihen në lojë mbrëmjen e sotme.

Ekipi që eliminohet, rrezikon humbje të mëdha financiare, pasi të gjithë e dimë se kualifikimi në Europë është burimi më i madh ekonomik.

TRAJNERËT – Mehmeti dhe Plori janë të dy trajnerë relativisht të rinj dhe janë emëruar në situata emergjente. Gjithsesi, ata mund të konfirmohen në rast se arrijnë minimalisht kualifikimin në kompeticionet europiane.

Kështu, përballja e nesërme është prova gjenerale për të dy për të vazhduar të qëndrojnë në drejtimin e skuadrave përkatëse. E sigurt është se njëri prej tyre do të “digjet” e tjetri do të konfirmohet mbrëmjen e sotme.

ARBITRIMI – Ndeshja e shkuar pati shumë polemika për shkak të atij goli të anuluar të Aralicës në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pikërisht për këtë shkak, kjo sfidë do të jetë edhe një test për gjyqtarët, që duhet të rivendosin dinjitetin e tyre dhe kjo arrihet duke u bërë sa më pak protagonist në betejën e kësaj mbrëmjeje.

REVANSHI – Po, është një betejë revanshesh për të dyja palët, ndoshta pak më shumë për Partizanin. Të kuqtë nuk luajnë një finale Kupe që nga viti 2004, kur kanë mundur ta fitojnë për herë të fundit këtë trofe.

Kjo “tabu” 18-vjeçare arrihet nëse thyhet një tjetër “tabu”. Të kuqtë nuk e provojnë shijen e fitores ndaj Vllaznisë që nga korriku i vitit 2020, kur triumfonin me “tris” falë golave të Malës, Kordeiros dhe Solomon.

Nga ana tjetër Vllaznia kërkon të marrë revanshin për atë padrejtësi që iu bë në ndeshjen e parë, kur iu anulua një gol i rregullt, që në rast se do të akordohej, situata do të ishte ndryshe.

STA

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"