Statistikat interesante/ Lautaro Martinez motivohet, s’i ka shënuar kurrë Bolonjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 14:36

Statistikat interesante/ Lautaro Martinez motivohet, s’i ka shënuar kurrë Bolonjës

– Interi ka fituar të dyja ndeshjet e sezonit të kaluar të Serisë A kundër Bolonjës, por nuk ka arritur të korrë tri suksese radhazi ndaj emilianëve, që nga 2010-ta kur drejtohej nga Zhozë Murinjo.

Lautaro

– Bolonja ka fituar 4 nga 9 transfertat e fundit të kampionatit në Milano. Që nga sezoni 2011-2012, vetëm Juventusi ka bërë më mirë duke fituar 5 ndeshje në “San Siro”.

– Bolonja e ka gjetur gjithmonë rrugën e golit në 10 transfertat e fundit në Milano (14 gola në total), duke u bërë ekipi me rekordin më pozitiv mes skuadrave italiane, që ka shënuar të paktën një gol në çdo ndeshje në “San Siro” prej 2011-ës deri më sot.

– Interi ka fituar 17 ndeshjet e fundit të kampionatit në shtëpi. Më shumë kanë fituar vetëm Torino në 1948 (21 ndeshje), Milani në 1950 (19) dhe Juventusi në 2014 (25) dhe në 2017 (33).

– Bolonja vjen nga 3 barazime radhazi jashtë fushe dhe hera e fundit që ka arritur në 4 të tilla daton në 2008, kur trajner ishte pikërisht Mihajloviçi.

– Bolonja ka barazuar pikët e arritura në 2020 dhe në 2003, me 7 të tilla në tri ndeshjet e para. Emilianët nuk kanë arritur tri fitore në katër ndeshjet e para që nga sezoni 2001-2002.

– Gjatë paraqitjeve mes Interit (3 ndeshje në 2009- 2010) dhe Bolonjës, Arnautoviçi nuk është mundur në asnjë prej ndeshjeve të Serisë A, 5 fitore dhe një barazim.

– Vetëm ndaj Romës (6 ndeshje), Lautaro ka kaluar më shumë ndeshje pa shënuar, se ndaj Bolonjës (5 ndeshje) dhe vetëm ndaj Juventusit (4 herë), argjentinasi ka humbur më shumë se ndaj emilianëve (2 herë).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"