Statistikat i japin të drejtë Egbosë, ja si vjen Tirana në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 18:36

Statistikat i japin të drejtë Egbosë, ja si vjen Tirana në derbi

Tri humbje ka koleksionuar Tirana nën drejtimin e Egbosë. Disfata e parë ishte ajo në Durrës, ndërsa humbja e dytë e “erës Egbo” në Ballsh në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e tretë e humbur e Egbosë është sfida me Kukësin në shtëpi 1-2. Një ndeshje që e çoi në gjashtë diferencën mes bardhebluve dhe skuadrës së Kukësit.

Emanuel Egbo Tirana derbi

Për kujtesë, 15 fitore dhe një barazim ka grumbulluar Egbo në krye të Kategorisë Superiore. Skuadra bardheblu, nën drejtimin e Emanuelit, ka marrë 46 pikë. Nigeriano-shqiptari është shumë pranë të qenit trajneri që ka grumbulluar më shumë pikë në Shqipëri në një sezon.

Tirana përballet me derbin këtë të premte me një situatë analoge si ajo e fazës së dytë. Kishte humbur me Kukësin 1-3 dhe duhet të fitonte derbin, në të cilin nuk triumfonte prej 6 vitesh. Fitore medoemos kërkon Tirana që të mos rrëshqasë sërish drejt fundit. Fatmirësisht nuk do të ketë mungesa për shkak kartonësh.

Në fushë ndaj Kukësit u ndien shumë mungesat e Bathës e Dokës, që do të jenë titullarë. Nga ana tjetër, lojtarë të pezulluar nuk ka, ndërsa skuadra gëzon shëndet të plotë. I vetmi që rrezikon sfidën me Flamurtarin është Majkëll Ngo, i cili ka tre kartonë të verdhë dhe me të katërtin e bën pushim në Vlorë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"