Statistikat e 3 fazave/ Nuk kanë munguar asnjëherë në formacion, zbulohen 2 futbollistët besnikë të trajnerit Ilir Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 17:36

Statistikat e 3 fazave/ Nuk kanë munguar asnjëherë në formacion, zbulohen 2 futbollistët besnikë të trajnerit Ilir Daja

Kur janë mbyllur 3 faza kampionat, skuadra e Partizanit mban vendin e dytë në renditje, me vetëm 2 pikë më pak se Teuta kryesuese.

Festa e Partizanit pas derbit

“Demat e kuq” kanë ruajtur një grup shumë të mirë nga sezonet paraardhëse, si dhe u përforcuan gjatë merkatos së janarit. Megjithatë, Daja ka bërë shpeshherë rrotacion, ndikuar edhe nga mungesat apo pezullimet, si dhe nga kalendari i ngjeshur.

Por, strategu 54-vjeçar nuk ka hequr nga formacioni vetëm dy futbollistë: Alban Hoxhën dhe Esin Hakajn. Të dy kanë startuar 27 sfida si titullarë, duke qenë të vetmit që kanë këtë statistikë nga 29 futbollistët që janë pjesë e grupit të Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"