Statistika të frikshme, Nuabueze shënon më shumë se 4 ekipe të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 21:56

Statistika të frikshme, Nuabueze shënon më shumë se 4 ekipe të Superiores

Statistika të frikshme! Sulmuesi i Laçit, Nuabueze, është padyshim njeriu i momentit në Kategorinë Superiore.

Nuabueze

26-vjeçari afrikan me nënshtetësi amerikane, realizoi në sfidën e sotme ndaj Laçi golin e 12 në po aq javë, duke u shndërruar në një “përbindësh” të vërtetë.

Me këtë ecuri të frikshme ka shumë gjasa që Nuabueze të jetë golashënuesi më i mirë i kampionatit. Kujtojmë që sezonin e kaluar ky çmim u fitua nga Rexhinaldo, i cili arriti të shënonte 14 gola.

Ndërkohë një statistikë interesante tregon se sulmuesi i Laçit ka lënë pas vetes jo vetëm lojtarët e tjerë të kampionatin, por edhe ekipe. Plot 4 skuadra kanë shënuar më pak se Nuabueze këtë sezon. Bëhet fjalë për Flamurtarin, Luftëtarin, Vllazninë dhe Tetën. Këto skuadra nuk e kanë arritur dot kuotën e 12 golave të shënuar.

GOLAT E SHËNUAR:

Nuabueze 12 gola

Vllaznia 11 gola

Flamurtari 9 gola

Teuta 8 gola

Luftëtari 6 gola

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"