Starova “thumba” Panuçit: Nuk je trajner nëse nuk ke shtëpi në Tiranë, ai këtu punon… “part-time”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 23:46

Starova “thumba” Panuçit: Nuk je trajner nëse nuk ke shtëpi në Tiranë, ai këtu punon… “part-time”

Sulejman Starova, i ftuar në “Rubrika Sportive”, komenton situatën aktuale të Tiranës, nga ku shprehet se me paraqitjet e bëra, ka besim se ekipi do shkojë lart, edhe pse gjendet në një zonë të vështirë në renditje.

bandicam 2018-11-12 21-11-43-630

“Do pëlqeja të komentoja Luftëtarin, në 90 minuta. Ndeshja ishte e pëlqyeshme, me atë terren. Tirana nuk e kishte llogarit fare që nuk i interesonte barazimi, ndërsa Luftëtari e priti dhe e sulmoi. Tirana ishte padrone e fushës, luajti shumë mirë, bëri një gol manual.

Tirana i ka të gjitha mundësitë të eci lart. Ka mbetur ende edhe gjysma e kampionatit. Pikët janë në valle, që mund t’i marrësh. Dyshja e qendrës po luan më mirë. Doka është përmirësuar, ai gabim te penalltia, do e mbajë mend gjithë jetën, nuk do e bëjë më. Greca është lojtari më i mirë, nuk mbahet. Karabeci dhe Maveje kanë luajtur mirë. Tiranës i ka rrëshqitur nga dora një rezultat që mund të kthente të gjithë mentalitetin. Tirana ka shënuar 11 gola, vetëm 4 gola më pak se vendi i parë. Me kaq sa ka bërë, Tirana ka bërë një hap të madh për të ecur përpara.” – deklaroi Starova.

Ndërkohë, “Bobi” pati një koment edhe për situatën e Kombëtares, ku nuk la pa thumbuar edhe trajnerin Panuçi. “Një trajner që nuk ka shtëpi në Tiranë, apo në Korçë, nuk është trajner i Kombëtares. Ai është trajner “part-time”. E kemi thënë, ai duhet të shohë edhe elementët nga Kategoria Superiore. Çfarë i kushton të shkojë të ndjekë një javë stërvitjen e Partizanit, një javë te Laçi, e kështu me radhë. Ka shumë elemente nga futbolli këtu që do i bënin mirë Kombëtares. Apo sot u kujtua që të vinte të shihte Kukësin me Teutën?

Edhe Vrionin, ai talenti i ri që e mori nga Shpresat. Në miqësoren me Jordaninë, duhet ta fuste disa minuta, më pas edhe në ndeshje zyrtare. Këtyre djemve të rinj i duhet dhënë besim” – deklaroi Starova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"