Stadiumi mbetet pezull, klubi i Kategorisë së Parë në hall të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 23:01

Stadiumi mbetet pezull, klubi i Kategorisë së Parë në hall të madh

Ende nuk ka një vendim zyrtar, por në Krujë shpresojnë që kampionati të rifillojë. Ky qytet është një nga vatrat e nxehta të virusit, por kjo nuk e pengon stafin teknik të Kastriotit të bëjë plane për të ardhmen. Lojtarët po stërviten individualisht, duke pritur të bashkohen sa më shpejt në stërvitje ekipore, gjithmonë nëse do të ketë një vendim nga qeveria.

Kastriot

Krutanët janë shumë pranë ngjitjes në elitë, pasi kryesojnë grupin me 9 pikë diferencë nga vendi i 2- të, por duket se pandemia ka sjellë një problem më vete për Kastriotin. Bëhet fjalë për stadiumin, ku nisën punimet me 6 mars, por vazhduan vetëm pak ditë, sepse pas izolimit të vendit u pezullua gjithçka.

Nga drejtuesit e klubit askush nuk flet për stadiumin dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë. Ishte planifikuar që punimet të përfundonin në fillim të shtatorit, por qëndrimi më shumë se dy muaj pa vënë dorë në këtë impiant bënë që Kastrioti të mos e ketë gati atë në nisje të sezonit të ardhshëm.

Kastrioti Devolli

Do të ishte një problem madhor, pasi nëse Kastrioti ngjitet në Superiore, nuk mund të luajnë më as në “Redi Maloku”, ku luanin si pritës sezonin e shkuar dhe kjo gjë pati ndikim të fortë në zbritjen nga kategoria. Për sezonin e ardhshëm ishte hartuar projekti për të rregulluar stadiumin e Krujës dhe punimet nisën, por tashmë janë ndërprerë.

Bujar Balliu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"