Spektakël i garantuar/ Data dhe vendi, ja kur do të luhet finalja e Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 0:18

Spektakël i garantuar/ Data dhe vendi, ja kur do të luhet finalja e Ligës së Europës

Liga e Europës, mësoi mbrëmjen e sotme çiftin finalist për këtë sezon, teksa Sevija dhe Roma do të përballen mbrëmjen e 31 majit në “Pushkas Arena” të Budapestit, në duelin që do të startojë në orën 21:00. 

pushkas

Sevilja kthehet përsëri në finale e Ligës së Europës, turneut ku është rekordmene absolute me 6 trofe të fituar, teksa do të tentojë të fitojë të shtatin.

Por për spanjollët kësaj here nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë do të kenë Romën, që drejtohet nga një specialist, për sa i përket trofeve Europianë. Bëhet fjalë për Zhoze Murinjon, që me skuadrat që ka drejtuar ka arritur të fitojë të gjitha finalen Europiane të zhvilluara (me përjashtim të Superkupave).  

Një avantazh i rëndësishëm është se portugezi ka arritur të fitojë gjithccka, Champions, Ligën e Europës si dhe Konferencë Ligën.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"