SPECIALE/ Viti hyjnor për Bajernin, ja datat e shënuara për kampionët në 2020-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2020 | 23:33

SPECIALE/ Viti hyjnor për Bajernin, ja datat e shënuara për kampionët në 2020-ën

Viti hyjnor, ja datat e shënuara për kampionët e Bajernit në 2020-ën Ishte një nga vitet më të suksesshme në 120 vitet e klubit të Bajernit. Të gjithë trofetë, skuadra e Hansi Flik arriti t’i fitonte me meritë në vitin 2020. Pavarësisht kushteve të vështira për shkak të pandemisë botërore, kampionët e Gjermanisë nuk e ndalën hapin e tyre drejt suksesit. “Sky sport” tregon vitin magjik të bavarezëve brenda dhe jashtë fushës.
BAJERNI
4 JANAR 2020 – Bajerni nënshkruan para kohe pas shumë polemikave me portierin Aleksandër Nybel të Shalkes.

13 MARS 2020 – Liga gjermane ndalon luajtjen e ndeshjeve në Bundesligë për shkak të COVID-19.

20 MARS 2020 – Leon Gorecka dhe Joshua Kimish krijojnë një fondacion për të t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga virusi. Të dy lojtarët e Bajernit arritën të grumbullonin 1 milion euro.
Bajern
3 PRILL 2020 – Bajerni i Mynihut i zgjat kontratën trajnerit Hansi Flik i cili do të mbetet në krye të stolit deri në verën e 2023-shit.

7 PRILL 2020 – Edhe Tomas Myler zgjati kontratën me klubin deri në 2023.

7 MAJ 2020 – Bavarezët deklaruan se Miroslav Klose do të jetë zëvendësi i Hansi Flikut në sezonin 2020-2021.

17 MAJ 2020 – Bavarezët fituan ndeshjen e parë pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të pandemisë. Kampionët fituan me rezultatin 2-0 ndaj Union Berlin në kryeqytet.

20 MAJ 2020 – Manuel Nojer zgjat bashkëpunimin e tij me Bajernin deri në 2023.
kimish
26 MAJ 2020 – Bavarezët hodhën një hap të sigurt drejt titullit të 30-të pas fitores 1-0 ndaj Dortmundit. Goli për Bajernin e shënoi Joshua Kimish.

16 QERSHOR 2020 – Bajerni i Mynihut fiton parakohe kampionatin e 30-të. Skuadra e Hansi Flik fitoi në transfertë ndaj Verder Bremen me rezultatin 1-0.

27 QERSHOR 2020 – Skuadra më e titulluar në Gjermani ngre “Meisterschalen” pas fitores 4-0 ndaj Volfsburgut në “Allianz Arena”.
leroi sane
3 QERSHOR 2020 – Leroi Sane është lojtari më i ri i bavarezëve. Gjermani kaloi nga Mançester Siti në Mynih për shumën e 50 milion eurove.

4 KORRIK 2020 – Bajerni fiton për herë të 20-të kupën e Gjermaninë në finalen e luajtur ndaj Leverkusenit me rezultatin 4-2 në “Olympiastadion”.

8 GUSHT 2020 – Gjermanët fitojnë edhe ndeshjen e kthimit ndaj Çelsit në Mynih duke avancuar më tej në Champions.
54576488_401
14 GUSHT 2020 – Bajerni fiton me një rezultat historik ndaj Barcelonës dhe kalon në çerekfinale të Champions-it. Skuadra e Hansi Flik mundi 8-2 katalansit në një mbrëmje magjike.

19 GUSHT 2020 – Bavarezët arrijnë të shkojnë në finalen e Champions-it pasi mundën Lionin me rezultatin 3-0.
bajern
23 GUSHT 2020 – Bajerni i Mynihut mundi në finale të Champions-it francezët e Parisit dhe ngriti në qiellin e Lisbonës trofeun më të rëndësishëm për klube.

30 GUSHT 2020 – Robert Levandovski u shpall për herë të parë si lojtari më i mirë në Gjermani së bashku me trajnerin Hansi Flik.

18 SHTATOR 2020 – Kampionët e Bundesligës nuk zhgënjyen në ndeshjen e parë të sezonit duke mundur Shalken me rezultatin 8-0.

24 SHTATOR 2020 – Bajerni mundi 2-1 Sevijen në Budapest duke fituar Superkupën e UEFA-s.

27 SHTATOR 2020 – Në Hofenhaim, Bajerni pësoi humbjen e parë në vitin 2020. Skuadra e Hansi Flik u mund në transfertë me rezultatin 4-1.

30 SHTATOR 2020 – Bajerni fitoi Superkupën e Gjermanisë pasi mundi në finale skuadrën e Borusias së Dortmundit me rezultatin 3-2.

1 TETOR 2020 – Robert Levandovski fiton çmimin si lojtari më i mirë Europë së bashku me Manuel Nojerin dhe Xhoshua Kimish dhe trajnerin Hansi Flik për sezonin e madh të bërë në Champions.

1 NËNTOR 2020 – Bajerni tërheq ofertën për të zgjatjen e kontratës me David Alaban.

7 NËNTOR 2020 – Levandovski i jep fitoren skuadrës së tij në klasiken ndaj Dortmundit.
levandovski
17 DHJETOR 2020 – Sulmuesi i Bajernit shpallet gjithashtu lojtari më i mirë në 2020. Një çmim i dhënë nga FIFA. Manuel Nojer fitoi gjithashtu çmimin si portieri më i mirë në botë.

19 DHJETOR 2020 – Bajerni fiton në Leverkusen me rezultatin 2-1 dhe i rrëmben vendin e parë “Aspirinave” në ndeshjen e fundit për 2020-ën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"