Spanja me shpërblim marramendës, 800 mijë euro për kokë në rast fitimi të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2018 | 20:49

Spanja me shpërblim marramendës, 800 mijë euro për kokë në rast fitimi të Botërorit

Prestigj, por edhe shumë, po shumë para. Të luash një Kupë Bote është diçka që çdo futbollist e ëndërron, por të kërkosh të rikthehesh në fronin global është diçka që me siguri Kombëtarja spanjolle do ta synojë me çdo kusht, duke parë edhe turpërimin që i shkaktoi Argjentinës, në miqësoren e fundit, në të cilën e mposhtën 6-1.

spanja boterori

Por për të shtuar edhe më shumë oreksin e “Furive të kuqe” ka menduar Federata Spanjolle e Futbollit, e cila ka zbardhur dje edhe shpërblimin e çmendur për çdo futbollist, në rast suksesi në Rusi.

Për Botërorin që do të luhet mes datave 14 qershor – 15 korrik, çdo pjesëtar i përfaqësueses iberikase do të përfitojë 800 mijë euro bruto (shpërblim plus taksa), ose e thënë më qartë, diçka më shumë se 400 mijë euro, përjashtuar taksat. Këto bisedime janë hedhur në tryezë dhe për momentin pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e drejtuesve.

Për momentin, ky është shpërblimi më i madh që një nga federatat pjesëmarrëse ka vënë në dispozicion për futbollistët e tyre, ndërsa në vend të dytë, është Gjermania, të cilës i është premtuar 350 mijë euro, në rast suksesi.

Përsa i përket spanjollëve, premiot e federatës për kombëtaren sa vijnë e shtohen, sepse e përditshmja “Marca” kujton se nëse në Botërorin 2010 të Afrikës së Jugut, ku ata u shpallën edhe fitues, çdo lojtar u shpërblye me 600 mijë euro bruto, ndërsa në turneun pasardhës, “Brazil 2014” iu ofruar 720 mijë euro secilit (u eliminuan që në grup), ndërsa sivjet premio është rritur në 800 mijë euro bruto. Natyrisht që ky shpërblim justifikohet, duke menduar se FIFA i garanton fitueses së Botërori plot 35 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"