Spaleti: Penallti e rregullt, Fiorentina ka qenë skuadra…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 9:42

Spaleti: Penallti e rregullt, Fiorentina ka qenë skuadra…

Drejtësia u vendos, edhe pse, së paku siç do e mendojnë interistët, jo plotësisht. Luçiano Spaleti ishte dje rregullisht në stolin e Interit kundër Fiorentinës në “San Siro”: në fakt, Gjykata Sportive e Apelit tërhoqi vendimin e pezullimit të trajnerit (për festimit në fund të Sampdoria-Inter të ditës së shtunë) pas kërkesës së klubit zikaltër, i shndërruar në një gjobë prej 5.000 eurosh.

spaleti

Pas ndeshjes, trajneri zikaltër ka analizuar për “Sky Sport” paraqitjen e djeshme: “Skuadra është rritur shumë nën disa aspekte. Çfarë nuk më pëlqeu nga Keita? E di që ju (gazetarët) kërkoni polemikë, por është diçka që mund të thuhet me ndeshjen e mbyllur. Iu drejtova atij dhe Politanos: ata po ushtronin presing dhe sulmuesit tanë ishin të shpërndarë, ndaj u kërkova të afroheshin më pranë mesit të fushës. Nuk qortova askënd për asgjë. Le të flasim për ndeshjen…

Fiorentina? Ka qenë skuadra ime e zemrës, bëja mbledhësin e topave. Penalltia? Ishte penallti, përndryshe u tregoj atë të vitit të kaluar kundër Udinezes… Vitor Hugo prek topin, që po shkonte drejt qendrës së zonës atje ku ndodhej Vesino. Një herë që na e japin, doni të ma hiqni… Violëve u duhet thënë ‘bravo’, por jo më shumë se kaq. Patën raste të rëndësishme për gol po ashtu si ne, megjithatë fituam me meritë. Golin e shënuan me pak fat: devijim dhe sfera përfundoi në rrjetë”.

spaleti

INTERI BIND – Trajneri, më pas, është ndalur edhe për “Inter Tv”, ku ka shprehur gjithë gëzimin për grupin që tani ka nëpër duar: “Tani kam skuadrën që dëshiroja: konkurruese, edhe pse kam ende disa probleme si Vrsaliko”. Tani, vëmendja drejtohet te ndeshja e fundjavës ndaj Kaljarit (po në “San Siro”: “Po, sot (dje) u solla mirë dhe atje do jem (qesh). Mungojnë shumë ndeshje, por kemi eksperiencë dhe do e vëmë në dispozicion të Interit. Skuadra është rritur në çdo nivel. Përballë portës kemi më shumë zgjedhje (dje, në fakt, D’Ambrozio iu shtua listës së lojtarëve zikaltër me së paku një gol) Po, tani kemi edhe këtë cilësi: jam i lumtur dyfish”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"