Spaleti: Dua të jem më i madhi në histori, nuk kemi mure prej letre…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2018 | 10:56

Spaleti: Dua të jem më i madhi në histori, nuk kemi mure prej letre…

Luçiano Spaleti po kalon një moment të mirë me Interin, megjithëse humbja me Atalantën i ka prishur disi llogaritë. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, tekniku italian ka folur për shumë tema. Madje ai ka prekur edhe temën e Modriç.

spaleti

“Tani që jam trajner i Interit dua të jem më i madhi në historinë e këtij klubi. Armiku më i madh është besimi. U tregova lojtarëve se të gjithë bashkë kemi të njëjtën pengëse dhe së bashku mund ta kalojmë. Entuziazmi është kthyer. Për sa i përket Modriç mund të them se është një lojtar i madh, me shumë cilësi dhe është  iaftë të flasë në fushë të tregoj si luhet futbolli. Kemi një projekt ambicioz. Nuk kemi mure prej letre, por një kala. Nuk dua të vendosim kufij”, është shprehur ndër të tjera Spaleti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"