Solomon gati, Partizani ndryshon sulmin. Ja si pritet të rreshtohet skuadra e Lerdës ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 14:03

Solomon gati, Partizani ndryshon sulmin. Ja si pritet të rreshtohet skuadra e Lerdës ndaj Laçit

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga përballja me Laçin, parashikohet që për herë të parë në këtë sezon, trajneri Franko Lerda ta ketë të plotë grupin e lojtarëve. Partizani nuk ka pasur shërbimet e Theofilus Solomon në 4 takimet e fundit, por sulmuesi është rikuperuar dhe shikohet i gatshëm për të shtunën. 

solomon

Por në fund është trajneri Lerda ai që vendos për formacionin dhe në përgjithësi italiani ka treguar se nuk vlerëson prezencën e emrave, por rendimentin dhe përkushtimin që kanë pasuar lojtarët gjatë javës stërvitore. Me të gjitha alternativat gati, “dhimbja e kokës” bie mbi trajnerin Lerda, por ai ka treguar se nuk pyet shumë për këtë gjë, edhe pse mund të krijojë pakënaqësi me përzgjedhjen e tij.

lerda partizani

Në përgjithësi, të gjithëve ua ka dhënë mundësinë që të luajnë, kështu që edhe kësaj radhe trajneri 53-vjeçar do të zgjedhë një formacion i cili nuk do të përmbushë të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë. Me Solomonin gati, i bie që sulmi të rikompozohet dhe Bardhi mund të ulet në stol, ndonëse ka mbajtur peshën këto javë si pikë referuese.

Partizani4

Dilemat për formacionin antiLaç varen edhe nga skema që do të zgjedhë trajneri, 3-5-2 apo 4-3-3. Në javët e fundit më efektiv ka rezultuar rreshtimi me 4 mbrojtës. Alternativat në fazën ofensive janë të shumta, kështu që kësaj radhe trajneri Lerda mund ta kthejë kokën pa frikë nga stoli, pasi grupi është i plotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"