“Skuadra sot tregoi karakter”, Hallaçi pas fitores me Laçin: Objektivi ynë dihet, nuk duhet të mendojmë për sezonin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2023 | 15:17

“Skuadra sot tregoi karakter”, Hallaçi pas fitores me Laçin: Objektivi ynë dihet, nuk duhet të mendojmë për sezonin tjetër

Kukësi arriti një fitore në transfertë përballë Laçit me përmbysje, duke u larguar disi nga zona e ftohtë. Pas sfidës, trajneri i verilindorëve, Rrahman Hallaci, u shpreh tepër i lumtur për këtë fitore.

bandicam 2023-03-06 15-11-57-453

“Fitorja vjen në një moment të mirë. Vazhdimisht kam kërkuar nga skuadra që të mbajmë topin. Skuadra tregoi karakter. Kemi bërë analizë. Lojtarët kryesorë duhet të bëjnë kujdes. Mendoj se skuadra është përgjigjur mirë në pjesën e parë. Bëmë dhe dy ndryshime sot, që mendoj se shkuan mirë. Pjesën e dytë ishte diçka tjetër. Do të mendonim dhe të shënonim. Kishim mundësi për ta mbyllur ndeshjen. Nuk mund të them që do të bëjmë një festë sepse nuk e kemi luksin. Do të përqendrohemi në ndeshjet e tjera.

Duhet të bëjmë kujdes. Duhet të marrim fitoret në transfertë për objektivat. Objektivi është qëndrimi në Superiore. Do të bëjmë maksimumin për këtë objektiv. Nuk e kemi mendjen te sezoni tjetër. Më jep ngrohtësi skuadra. Më ngroh dhe harmonia që ka skuadra. Presioni është shumë i madh, sepse kundërshtarët janë të organizuar.

Është një lojtar që ka kualitet, vizion, cilësi. Ishte më mirë të fusnim Rashitin, duke ditur që Barbosa ishte i ngarkuar. Ai na ka ndihmuar shumë duke bërë një tërheqje dhe duke aktivizuar lojtarët e krahut. Mendoj se Rashiti bëri një ndeshje të mirë. kemi pasur një ngërç te goli, por është diçka që do të rregullohet”, u shpreh Hallaçi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"