“Skënderbeun e kam kundërshtar vetëm dy orë, dua t’i shikoj lart”, flet Daja: Sot fituam falë sakrificës së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 15:59

“Skënderbeun e kam kundërshtar vetëm dy orë, dua t’i shikoj lart”, flet Daja: Sot fituam falë sakrificës së…

Ilir Daja është shfaqur i lumtur për fitoren e Partizanit ndaj Skënderbeut, teksa për “Gol pas Goli” u shpreh se Skënderbeun e ka kundërshtar vetëm dy orë, duke thënë se shpreson që t’i shikojë sa më lart.

bandicam 2021-01-16 15-57-14-828

Dy gola identikë dhe loja- Për ta studiuar kundërshtarin, nuk e kishim studiuar, pasi duke parë terrenin unë dhe Ahtamajt dolëm në planet e dyta. Ishte shpirti i lojtarëve. Një lojë ta nisësh 2-0 në kushte të tilla, sigurisht që do mbrohesh. Sigurisht që mund të luash me topa të gjatë dhe ishim në prapavijë. Fitorja ishte si sakrificë e 2-3 lojtarëve që shënuan. Këshilla e vetme për lojtarëve ishte që nuk mund të luajmë e kombinime, duhet të luajmë me topa të gjatë. Nëse kapim topin e dytë, i krijojmë vështirësi kundërshtarit. Mendoj se e bëmë shumë mirë këtë. Me sakrificën e lojatareve ia dolëm ta marrim fitoren.

Goli i parë me skemë- Ne përgatitemi gjithmonë për goditjet standarde, por sot ishin ndarjet e zonave, që lojtarët e sulmit marrin përpara. Ishte krosim i mirë i Asanit dhe finalizim i Bardhit. Sot skemat ranë poshtë. Do veçoja Asanin, Bardhin dhe Malën, pasi aspektin teknik e kanë primar dhe sakrifikuan shumë.

Korça– E thashë edhe në konferencë përpara, Skënderbeun dhe korçarët i kam kundërshtarë vetëm dy orë, uroj t’i shikoj sa më lart në renditje. Një pjesë e lojtarëve ishin me mua vjet dhe unë ndjej kënaqësi që ishim bashkë, ku u pozicionuam në vendin e 4-t. Me Melon do merret stafi mjekësor, me sakrificën që bëri sot ka një mundësi të jetë në derbi. Besoj që sonte do qëndroj në Korçë, pastaj kthehem me skuadrën.”, u shpreh Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"