Skënderbeu solidarizohet me të prekurit nga tërmeti, klubi korçar fton tifozët të kontribuojnë dhe njofton se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 15:31

Skënderbeu solidarizohet me të prekurit nga tërmeti, klubi korçar fton tifozët të kontribuojnë dhe njofton se…

Tërmeti i cili shkaktoi dëme shumë të mëdha në Shqipëri duke sjellë edhe viktima të shumtë, ka bërë që asnjë të mos rrijë indiferent ndaj kësaj.Skenderbeu festa

Pas disa klubeve që morën nismat e tyre për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura, ishte radha e Skënderbeut të bënte të njëjtën gjë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi bardhekuq ka njoftuar se të ardhurat e biletave nga ndeshja me Vllazninë do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Madje korçarët kanë ftuar tifozët të ndihmojnë sadopak në këtë moment të vështirë që po kalon Shqipëria.SKE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"