Skënderbeu, negociata me Astanën, Nimaga pranë largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2016 | 11:43

Skënderbeu, negociata me Astanën, Nimaga pranë largimit

Edhe pse merkatoja në Shqipëri ishte mbyllur, prej kohësh në kampin bardhekuq ekzistonte ende mundësia e largimit të një prej lojtarëve të mesfushës. nimagaBëhet fjalë pikërisht për Bakari Nimagën, mesfushori malien i Skënderbeut, i cili deri ditën e djeshme ka qenë në “vorbullën” e merkatos dhe interesimeve të huaja.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë klubit bardhekuq konfirmuan se një interesim konkret nga jashtë vendit ka bërë që mesfushori të ishte fare largimit në një tjetër kampionat.

Edhe pse kjo zhurmë merkatoje është mbajtur e fshehtë nga klubi bardhekuq, një interesim për Nimagën vijonte prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Klubi kazak i Astanës kishte shfaqur interesimin e saj për mesfushorin bardhekuq dhe po e vëzhgonte vazhdimisht në ndeshjet që luante ai me Skënderbeun. Oferta duket se ka qenë konkrete deri në njëfarë pike dhe interesimi vijonte.

Por tashmë duket se është mbyllur përfundimisht dhe pritet që Nimaga të qëndrojë në Korçë të paktën deri në fund të sezonit në vijim, për të parë se çfarë të reja mund të sjellë merkatoja e verës.

Dështimi i transferimit

Skënderbeu duket se ishte përgatitur dhe kishte marrë masat për një largim të mundshëm të Nimagës duke afruar në ekip një lojtar me potencial si Orelesi, por përfundimi ka sjellë që sërish mesfushori nga Mali të qëndrojë në Korçë.

Shkak për këtë duket se janë bërë dëmtimet e shpeshta që ka pësuar lojtari, sidomos ato të muajit dhjetor që e lanë Nimagën pa luajtur në dy takimet e fundit të Europa Ligës, duket se ishin vendimtare për të ardhmen e tij.

Klubi kazak i Astanës kishte kërkuar që të vlerësonte më mirë gjendjen e lojtarit dhe formën e tij pas këtij dëmtimi, por duket se kanë frenuar interesimin e tyre në momentin e fundit të merkatos. Kjo ka bërë që lojtari të qëndrojë deri në fund të sezonit në Korçë.

Dështimi i këtyre bisedimeve ishte një rrugë e zgjidhur për shkak të përfundimit të merkatos në shtetin kazak dhe kampionatin përkatës, ndërsa për Skënderbeun mund të sillte përfitime, pasi lojtari ishte ende nën kontratë dhe për shërbimet e tij klubi i Astanës duhet të paguante ashtu sikundër është bërë më parë me Berishën dhe Olainkën.

Përgatiti: LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"