Skënderbeu në ankth, sot pritet vendimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2016 | 10:07

Skënderbeu në ankth, sot pritet vendimi

Klubi i Skënderbeut po kalon momente ankthi, para se të mësojë fatin e tij nga UEFA. Bëhet fjalë për një vendim jetik, pasi flitet për vazhdimësinë në majat e fundit europian, apo një tronditje e thellë e klubit korçar. Tani që janë zhvilluar të gjitha seancat dëgjimore, si me njohjen e drejtuesve të klubit shqiptar me provat, ashtu edhe me pretendimet e tyre, ditën e sotme është paralajmëruar se do të merret një vendim.

ekipi kampion skenderbeu 2015-16

Çfarë pritet – UEFA ka ngritur akuza të rënda për klubin e Skënderbeut (trukim), ku në rast se arrin t’i faktojë, atëherë dënimi do të jetë shkatërrues, duke përfshirë disa vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Por, sapo organi drejtues i futbollit europian të marrë një vendim, të nesërmen parashikohet të mblidhet Komisioni i Etikës së FSHF-së që gjithashtu të marrë një dënim të rëndë. Gjatë procesit mësohet se UEFA ka paraqitur si prova analizën e specialistëve të basteve për shkak të luhatjeve të mëdha, shifrave të mëdha që janë fituar, por edhe numrin e lartë të ndeshjeve të dyshuara. Ka pasur raporte nga delegatë, arbitra apo zyrtarë të tjerë në takimet që janë akuzuar.

Duke iu referuar precedentëve, mbi të gjitha rastit të klubit maqedonas të Pobedës, UEFA e dënoi, jo vetëm prej këtyre raporteve, por duke iu referuar edhe një dëshmie anonime, për të cilën pati shumë dyshime se ishte fiktive.

xhejms skenderbeu

Besimi i Skënderbeut – Drejtuesit e klubit kanë këmbëngulur në pafajësi, pasi, sipas tyre, nuk ka asnjë përgjim apo një provë konkrete që të implikojë dhe të faktojë përfshirjen në paracaktimin e rezultatit. Sipas tyre, provat e paraqitura në proces janë rrethanore dhe aspak të vlefshme për të marrë një dënim. Duhet kujtuar se ka edhe raste të mëparshme kur UEFA ka aluduar me klubet shqiptare. Saktë- sisht për ndeshjen e Vllaznisë dhe Tiranës në Europë, por nga ai hetim nuk pati asnjë përfundim ku të merrej një dënim. Gjithsesi, ndryshimi me rastin konkret është se procesi ka qenë më i gjatë, me dëshmi dhe disa seanca. Njësoj si në rastin e Pobedës maqedonase, e cila në fund u përjashtua 8 vite nga kompeticionet europiane, dhe u dënua përjetë presidenti e kapiteni i ekipit. Pikëpyetja te Korça është: A kanë prova për ta dënuar?! Ankth që merr përgjigje sot…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"