Skënderbeu akuzohet se fitoi me lojtar të pafederuar ndaj Teutës, reagon trajneri: Ja e vërteta

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Nëntor 9, 2017 | 17:10

Skënderbeu akuzohet se fitoi me lojtar të pafederuar ndaj Teutës, reagon trajneri: Ja e vërteta

Skënderbeu U-19 mposhti në fundjavë skuadrën e Teutës me rezultatin 0-2 me golat e shënuar nga Berisha dhe Vangjeli. Drejtuesit e skuadrës durrësake kanë kërkuar fitoren në tavolinë pasi sipas tyre, korçarët në pjesën e dytë kanë aktivizuar një lojtar të pafederuar. Teuta pretendon se një futbollist i ri i…

Skënderbeu U-19 mposhti në fundjavë skuadrën e Teutës me rezultatin 0-2 me golat e shënuar nga Berisha dhe Vangjeli. Drejtuesit e skuadrës durrësake kanë kërkuar fitoren në tavolinë pasi sipas tyre, korçarët në pjesën e dytë kanë aktivizuar një lojtar të pafederuar.

Skenderbeu

Teuta pretendon se një futbollist i ri i quajtur Vasil Fara, luajti me federimin e Aleksandër Lazar. Pas këtij lajmi gazeta arriti të kontaktojë me trajnerin e Jani Kaçi, i cili në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport” e mohoi kategorikisht këtë akuzë të ngritur ndaj ekipit korçar.

Jani Kaci

“ Nuk ka shanse që kjo gjë të ketë ndodhur. Ne ishim të rregull dhe gjithçka është bërë sipas rregullores. Nuk kam asnjë lojtar të pafederuar në ekip”, u shpreh trajneri Kaçi






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com